Site icon Telegrafi

Samsung lanson monitorin e lakuar 27 inç për lojëra

Samsung kohët e fundit ka lansuar ekranin e ri 27-inç CRG5 të lakuar që sipas kompanisë, është projektuar për fanatikët e lojërave.

 

Kjo është në sajë të përdorimit të teknologjisë G-Sync që do të thotë se kur të çiftëzohet me një NVIDIA GPU, do të ndihmojë në sinkronizim për ofrimin e një përvoje të shkëlqyeshme vizuale, pa probleme në monitor.

 

Monitori gjithashtu përfiton nga një normë rifreskimi 240Hz, e cila është dukshëm më e lartë se shumica e monitorëve standardë në treg sot.

 

E vetmja “mangësi” për këtë monitor është se ka rezolucion maksimal prej 1920×1080 pikselë. Në këtë kohë ku 4K është duke u bërë normë, sidomos edhe kur merret parasysh se është një monitor lojërash, është pak zhgënjyese.

 

Sipas Seog-gi Kim, Zëvendëspresident Ekzekutiv i biznesit të ekraneve, “Samsung ofron eksperienca të lojërave të ardhshme me shfaqje të lakuara duke përdorur teknologjinë grafike më të fundit për të argëtuar lojtarët si kurrë më parë.”

 

“Duke kombinuar një normë rifreskimi 240Hz me pajtueshmërinë e NVIDIA G-SYNC në monitorin e ri të lojrave të lakuar CRG5 të Samsung, gamer-ët japin performancë të avancuar për lojërat më grafike.” /Telegrafi/

Exit mobile version