Modeli më i ri i Samsung, Transform Ultra posedon versionin e ri të sistemit operativ të Google, përkatësisht Android 2.3 Gingerbread si dhe tastierën rrëshqitëse QWERTY.
Samsung Transform Ultra është i pajisur me procesor 1GHz, ekranin e ndjeshëm në prekje me 3.5 inç, HVGA, 512MB RAM, dhe 2GB memorie të brendshme.
Për më shumë, Samsung Transform Ultra posedon edhe VGA kamerën e përparme dhe një tjetër me 3MP, baterinë me 1500mAh, ndërsa çmimi i këtij modeli ende nuk është bërë i ditur. / Telegrafi /