Telegrafi

Samsung lanson modelin Galaxy Z?

Mirëpo, deri në këtë moment Samsung nuk e ka konfirmuar asnjë detaj lidhur me këtë model të ri të telefonit.

Samsung Galaxy Z duket të jetë një model më i dobët se sa versioni paraprak Galaxy SII, pasi që posedon ekran të ndjeshëm në prekje me 4.2 inç, ekran të teknologjisë Super Clear LCD, 800 x 480 piksel, si dhe procesor dy-bërthamësh 1GHz.

Specifikat tjera të Samsung Galaxy Z përfshijnë edhe kamerën me 5 mega-piksel, versionin e sistemit operativ Android 2.3 Gingerbread, lidhje WiFi, GPS, Bluetooth, si dhe portin për mikroSD.

Ju mund të lexoni më shumë detaje rreth këtij modeli në faqen zyrtare të operatorit suedez Three. / Telegrafi /