Telegrafi

Samsung lanson modelin Galaxy S2 Mini?

Modeli i ri i telefonit të Samsung do të bazohet në modelin ekzistues Samsung Galaxy S2, mirëpo i njëjti do të vijë në versionin minimal dhe do të quhet Samsung Galaxy Mini.

Sipas Engadget thuhet se informacionet lidhur me këtë model kanë rrjedhur nga një dokument i brendshëm i operatorit mobil anglez, Three, i cili shfaq modelin e ri të telefonit Android, Samsung Galaxy S2 Mini Android, ndërsa për këtë model jepen edhe disa karakteristika.

Me sa duket, Samsung Galaxy S2 Mini do të vijë me Android Gingerbread, procesorin 1.4GHz, ekranin WVGA të ndjeshëm në prekje, me diagonale prej 3.7 inç, kamerën me 5MP me auto-fokus dhe ndriçuesin prej teknologjisë LED, si dhe kamerën tjetër frontale për video-komunikim.

Për më shumë, Samsung Galaxy S2 Mini do të ketë edhe lidhjet për WiFi dhe HSPA+, ndërsa ky model i ri i telefonit nga Samsung, pritet të dal në treg gjatë muajit Prill./Telegrafi /