Samsung Galaxy S Plus posedon procesorin me 1.4 GHz, ekranin e ndjeshëm WVGA Super AMOLED me 4 inç, 8GB memorie të brendshme, si dhe mundësinë për të incizuar HD video dhe baterinë 1,650 mAh.
Modeli më i ri i telefonit të Samsung, Samsung Galaxy S Plus në treg do të paraqitet me Android 2.3 Gingerbread, dhe i njëjti do të përfshijë edhe ndërfaqen e saj të njohur si TouchWiz 3.0.
Për këtë model të ri të telefonit të Samsung është thënë se do të dal në shitje fillimisht në Rusi, dhe çmimi i tij do të jetë rreth 844 dollarë amerikan. / Telegrafi /