Telegrafi

Samsung lanson katër modele të reja Galaxy

Saktësisht, bëhet fjalë për modelet e reja si Samsung Galaxy M Pro, Samsung Galaxy W,  Samsung Galaxy Y dhe Samsung Galaxy Y Pro.

Të gjitha modelet e reja të linjës Samsung Galaxy vijnë me versionin e sistemit operativ të Google, Android 2.3 Gingerbread, ndërsa prezantimi i modeleve të reja do të bëhet në panairin e IFA Berlin gjatë muajit të ardhshëm.

Samsung Galaxy W posedon procesorin me 1.4GHz, ekranin e ndjeshëm në prekje me 3.7 inç, kamerën me 5MP, ndërsa Galaxy M Pro vjen me tastierë të plotë QWERTY dhe procesor me 1GHz.

Në anën tjetër, janë edhe dy versionet tjera Galaxy Y, duke përfshirë edhe modelin Pro, i cili vjen me procesor 832Mhz, kamerë me 3MP, dhe ekran të ndjeshëm në prekje me 2.6 inç. Modeli tjetër i Galaxy Y gjithashtu posedon tastierën fizike, QWERTY. / Telegrafi /