Telegrafi

Samsung lanson Galaxy Note, kombinimin e telefonit me tablet

Tani, Samsung edhe zyrtarisht ka njoftuar për pajisjen e saj të re mobile, të cilën e ka quajtur Samsung Galaxy Note.

Kjo pajisje e avancuar e Samsung synon që ta zëvendësojë telefonin e mençur dhe kompjuterin tablet, pasi që e njëjta posedon një ekran të ndjeshëm në prekje me 5.3 inç, ndërfaqe Super AMOLED, si dhe rezolucion me 1280 x 800 piksel.

Samsung Galaxy Note mbështetet me procesorin dy-bërthamor me 1.4Ghz, 1GB RAM, Android Gingerbread 2.3, kamerë me 8MP me LED ndriçues, kamerë të përparme me 2MP, ndërsa do të jetë në dispozicion në dy versione të rrjetit:  LTE dhe HSPA+. / Telegrafi /