Site icon Telegrafi

Samsung lanson Galaxy A6, fillon kampanjën për telefonat mesatar

Drejtuesit e Samsung kanë thënë se kompania do të fokusohet në karakteristika të forta dhe vlerë për telefonat e saj të nivelit të mesëm dhe të premten ata filluan dërgesat.

Gjigandi i elektronikës lansoi telefonin Galaxy A6, si dhe Galaxy Tab A, një tablet 10.5-inç. Çmimi: $ 359,99 për Galaxy A6 dhe $ 329,99 për Tab A. Të dy pajisjet janë në dispozicion nga 14 shtatori.

Samsung ka pasur pak zgjedhje në rangun e tyre të telefoniave të nivelit të mesëm, njofton ZDNet.

Kompania është duke u mundur nga telefonat me çmim më të ulët që udhëheqin Android në Kinë dhe në mbarë botën. Samsung vuri në dukje këtë çështje gjatë konferencës së qerekut të dytë dhe kështu, premtoi çmime të arsyeshme.

Samsung janë më së shumti të njohur për telefonat e tyre si Galaxy Note 9, por pjesa më e madhe e dërgesave të telefonave të tyre janë modelet me çmim më të ulët. Në një deklaratë, Samsung shpalli “vlerën e jashtëzakonshme” dhe shtoi se “forcimi i nivelit të mesëm i jep konsumatorëve më shumë fleksibilitet”.

Galaxy A6 përmban një ekran Super AMOLED Infinity, hapësirë të zgjerueshme deri në 400GB me SD Card, 16MP kamerë frontale dhe kamerat e pasme, njohjen e fytyrës dhe gjurmëve të gishtave si dhe Samsung Knox.

Specifikimet e zgjedhura përfshijnë:
5,6 inç ekran;
Procesori Exynos 7884
3GB RAM për memorie
32GB memorie të brendshme plus një vend për zgjerim microSD
3.000 mAh bateri
Android 8.0

Exit mobile version