Telegrafi

Samsung lanson edhe Wave 3

Kjo, pasi që Samsung tani ka lansuar edhe një model të ri të telefonit mobil, gjeneratën e tretë të modelit Samsung Wave 3, i cili mbështetet në sistemin operativ të Samsung, Bada OS 2.0.

Samsung Wave 3 posedon një ekran të ndjeshëm në prekje me diagonale me 4 inç dhe teknologjinë Super AMOLED.
Por këto nuk janë karakteristikat e vetme të këtij modeli, pasi që Wave 3 është i pajisur edhe me procesorin me 1.4GHz, kamerën me 5 mega-piksel, LED ndriçues, dhe kamerën tjetër frontale VGA e cila shërben për video-thirrje.

Gjenerata e tretë e modelit Wave, posedon edhe 3GB hapësirë të brendshme, mikro SD port, në të cilin mund të futen edhe 32GB shtesë, baterinë me 1500 mAh, A-GPS, lidhjen WiFi, Bluetooth 3.0 etj. / Telegrafi /