Telegrafi

Samsung lanson edhe Galaxy Axiom

Samsung Galaxy Axiom gjithashtu mund të blihet edhe pa kontratë për 399.99 dollarë dhe pajisja vjen me rrjetin 4G LTE, ndërsa posedon specifika të ngjashme sikurse Galaxy S III Mini.

Modeli Galaxy Axiom vjen edhe me ekranin e ndjeshëm në prekje me 4 inç në ndërfaqen WVGA.

Procesori i këtij modeli të ri të telefonit nga Samsung është dual core 1.2GHz, bashkë me kamerën e pasme me 5 megapiksel dhe atë frontale me 1.3MP, e cila kryesisht shërben për video-komunikim. / Telegrafi /