Samsung Electronics prezantoi dy sensorë të imazhit me 0.8 mikrometra (μm) – Samsung ISOCELL Bright GW1 64MP dhe ISOCELL Bright GM2 me 48 MP.
Me këtë shtesë, Samsung zgjeron formacionin e sensorëve të imazhit 0.8μm, madhësinë më të vogël piksele aktualisht në dispozicion në treg, nga rezolucionet ekzistuese 20MP në ultra-të-lartë 64MP.
“Gjatë disa viteve të fundit, kamerat e telefonave janë bërë instrumenti kryesor për regjistrimin dhe ndarjen e momenteve tona të përditshme”, tha Yongin Park, nënkryetar ekzekutiv i biznesit të sensorëve në S amsung Electronics.
“Me më shumë piksela dhe teknologji të avancuara të pikselit, Samsung ISOCELL Bright GW1 dhe GM2 do të sjellin një nivel të ri të fotografisë për pajisjet mobile të sotme që do të përmirësojnë dhe ndihmojnë në ndryshimin e mënyrës sesi regjistrojmë jetën tonë të përditshme”.
Me teknologjinë Tetracell dhe algoritmin remozaik të shkrirjes së pikselëve, GW1 mund të prodhojë imazhe të ndritshme 16Mp në mjedise me dritë të ulët dhe fotografi të detajuara 64Mp në mjedise më të ndritshme.
Për të marrë fotografi të ngjashme me mënyrën se si syri i njeriut e percepton rrethinën e tij në një mjedis të përzier, GW1 mbështet gamën e lartë dinamike (HDR) në kohë reale deri në 100 decibel (dB) që siguron ngjyrime më të pasura.
Për krahasim, diapazoni dinamik i një sensor konvencional të imazhit është rreth 60 dB, ndërsa ai i syrit të njeriut zakonisht konsiderohet të jetë rreth 120dB. /Telegrafi/