Telegrafi

Samsung krijon tablet për Microsoft, me Windows 8

Sipas të gjitha gjasave kjo do të ndodhë në konferencën vjetore të Microsoft, ndërsa thuhet se prodhuesi i tabletit do të jetë gjiganti koreano-jugor, kompania Samsung. 

Tani, sipas një njoftimi të fundit thuhet se Microsoft me të vërtetë do ta lansojë tabletin e saj me Windows 8 gjatë javës së ardhshme, edhe pse ende nuk është dhënë asnjë detaj lidhur me karakteristikat e mundshme të këtij tableti. 

Samsung tashmë është i njohur për prodhimin e tabletëve në sistemin operativ të Google, Android, të cilët kohën e fundit kanë hasur në probleme me gjyqin, pasi që rivali i saj, kompania Apple është vënë pas tyre. 

Nëse Samsung fillon të prodhojë tabletë në Android dhe Windows, kjo do të ishte një lëvizje e mirë për kompaninë, dhe për tejkalimin e mosmarrëveshjeve ligjore të cilat ajo i ka me rivalin e saj më të madh, kompaninë Apple. / Telegrafi /