Telefonat Flip mund të mos jenë të njohur dhe të kërkuar në treg sikurse ishin më parë, por ka të paktën një kompani që është duke u përpjekur për modernizimin e dizajnit të tyre.
Prezentojmë Samsung Galaxy Folder 2, një telefon të mençur të frymëzuar nga Motorola RAZR.
Pajisja ka një procesor 1.4-GHz, 256GB hapësirë të brendshme, si dhe 2GB RAM, të gjitha nën organizimin e Android 6.0.
“Kjo pajisje është në thelb një telefon i mençur. Por, nuk mund të jemi shumë të gëzuar, pasi telefoni me ekran 3.8- inç (gjithashtu me një bateri që hiqet) është aktualisht në dispozicion vetëm në Korenë e Jugut për rreth $ 260 USD”, raporton Hi Consumption.