Telegrafi

Samsung kopjoi Apple në 7 telefona!

Sipas vendimit të gjykatës, Samsung e ka kopjuar kompaninë Apple gjatë krijimit të Galaxy S, Galaxy S Plus, Samsung Galaxy S2, Samsung Galaxy Ace, Samsung Galaxy R, Samsung Galaxy Wave M dhe Samsung Galaxy S WiFi 4.0.

Gjykata konstaton se këto pajisje kanë krijuar konfuzion tek konsumatorët për të shkaktuar "dëm konkurrues" ndaj Apple, e cila më pas ka vuajtur për të marrë pjesë të reja të tregut mobil në mbarë botën.

Edhe pse shumica e këtyre pajisjeve tashmë janë në përdorim nga ana e përdoruesve, ky fakt nuk e pengoi kompaninë Apple të paraqesë një kërkesë në gjykatë, dhe të fitojë. / Telegrafi /