Telegrafi

Samsung konfirmon: Nuk ka probleme me Galaxy S7!

Kompania ka hasur në presion të madh në muajt e fundit për problemet me bateritë e njësive Note 7 dhe më pas me anulimin e të gjitha njësive në mbarë botën.

Fatkeqësisht, problemet janë shumëgfishuar kur njësitë e zëvendësuara kanë marrë flakë poashtu, duke e shtyrë kompaninë në tërheqje të plotë të shitjeve.

Së fundmi, Samsung poashtu ka hasur në raste të izoluara të ndezjes në flakë të pajisjeve Galaxy S7. Megjithtatë, në një deklaratë zyrtare, kompania ka siguruar publikun se S7 nuk ka probleme me bateri dhe incidentet e izoluara kanë pasur të bëjnë me dëmtime serioze të pajisjeve.

“Samsung qëndron mbrapa kualitetit dhe sigurisë së familjes Galaxy S7. Nuk ka pasur asnjë rastë të konfirmuar të dështimit të baterisë së brendshme në mbi 10 milionë pajisje Galaxy S7 që përdoren në SHBA. Megjithatë, ne kemi konfirmuar një numër incidentesh të shkaktuara nga dëmtimi i skajshëm i pjesës së jashtme të pajises. Përderisa Samsung nuk është në gjendje të ekzaminojë ndonjë pajisje, është e pamundur të dihet shkaku i vërtetë i incidentit.” – thuhet në deklaratën e kompanisë.

Rezultater e lëshuara javën e kaluar sugjerojnë së shitjet e telefonave të Samsung kanë pasur rënie prej 14 për qind në krahasim me periudhën e njejtë në vitin e kaluar. Shkaku kryesor i kësaj rënie është dështimi i pajisjes Note 7.