Telegrafi

Samsung konfirmohet lider i tregut global

Prodhuesit e telefonave mobil kanë shitur në total 432.1 milionë telefona mobil gjatë këtij tremujori, në krahasim me 407.7 milionë sa kishin shitur gjatë tremujorit të dytë të vitit 2012.

Samsung në total ka arritur të shesë 72.4 milionë njësi, duke marrë 30.4% të tregut, përqindje e cila e vendos atë në pozitën e liderit të tregut në nivel global. Apple zë vendin e dytë me 31.2 milionë njësi të shitura të iPhone, për të marrë 13.1% të tregut të përgjithshëm.

LG është në vendin e tretë me 12,1 milionë njësi të shitura, e përcjell nga Lenovo e cila radhitet si e katërta me 11.3 milionë njësi të shitura, dhe ZTE në vendin e pestë me 10.1 milion njësi, s aka shitur gjatë këtij tremujori. / Telegrafi /