Telegrafi

Samsung kërkon ndalesë për iPhone 4S

Arsyeja – i ka ardhur fundi kohës kur Apple përdorte patentat e Samsungut, thonë Koreanët. Sipas padisë së tyre, Apple në celularët e veta shkel dy patenta për teknologjinë WiFi në pajisjet celularë edhe pse bindja e përgjithshme është se paditë e ndërsjella nuk kanë të bëjnë me shkeljen e patentave, por me luftën për vendin e parë në tregun e smartphoneve. Kurioziteti i kësaj beteje juridike është se Apple është myshteriu më i madh i Samsungut nga i cili blen ekranet dhe çipat për pajisjet e veta.
Përkundër kësaj, Apple sipas pohimeve refuzoi ofertën e Samsungut për marrëveshje jashtë gjykatës rreth shitjes së Galaxyt në tregun e Australisë dhe në këtë mënyrë, sipas të gjitha vlerësimeve, në tërësi mbylli këtë treg për tabletin e Samsungut.

Njëkohësisht, Samsung dhe Apple javën e ardhshme pritet të paraqiten në gjykata në SHBA, Holandë dhe Korenë Jugore për shkak të padive të Apple se Samsung në tërësi po e kopjon iPhonein dhe iPadin.