Site icon Telegrafi

Samsung kërkon falje për reklamën që tregon një grua duke dalë për vrap në 2 të mëngjesit

Samsung ka kërkuar falje për një reklamë të fundit e cila tregonte një grua që ngrihej në orën 02:00 për të bërë një vrapim e vetme nëpër rrugët e një qyteti.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, reklama është kritikuar nga disa grupe vrapimi të grave dhe aktiviste të sigurisë duke e quajtur si “joreale”.

Samsung ka deklaruar se nuk ka qenë kurrë qëllimi i saj që të “jetë i pandjeshëm ndaj bisedave të vazhdueshme rreth sigurisë së grave”.

“Kërkojmë falje për mënyrën se si mund të jetë pranuar kjo”, thuhet në deklaratë.

“Fushata ‘Night Owls’ u krijua me një mesazh pozitiv në mendje: për të festuar individualitetin dhe lirinë për të ushtruar në çdo orë”.

Grupi i sigurisë së grave “Reclaim These Streets” e ka përshkruar atë si “të shurdhër” në dritën e vdekjes së Ashling Murphy, e cila u vra në një vrap në janar.

Vdekja e 23-vjeçares në Tullamore, Irlandë, hapi diskutimin rreth asaj se sa të pasigurta ndihen disa gra duke vrapuar vetëm, veçanërisht gjatë natës. /Telegrafi/

Exit mobile version