Telegrafi

Samsung: Kemi shitur 20 milionë Galaxy SIII

Në fund të muajit maj, Samsung Electronics kishte lansuar modelin e ri të telefonit të saj Galaxy SIII në tregun evropian, i cili bazohet në sistemin operativ Android të Google.

Samsung thotë se shitjet e shpejta të Galaxy SIII po e ndihmojnë atë të mbajë dominimin në tregun e telefonave të mençur mobil.

Pas ComScore, edhe Strategy Analytics thotë Samsung e ka tejkaluar rivalin Apple me dërgesat e saj të telefonave në mbarë botën.

Kompania jugkoreane është e përfshirë në një betejë ligjore me Apple në mbarë botën për pajisjet e saj mobile, për të cilat Apple thotë se e ka kopjuar atë, përkatësisht produktet e saj si iPhone dhe iPad. / Telegrafi /