Samsung Galaxy Z Fold4 dhe Galaxy Z Flip4 kanë dalë në shitje dhe kompania koreano-jugore ka publikuar një video interesante që jep një pasqyrë se si testohen këta telefona.
Edhe pse telefonat e rinj janë pjesë e gjeneratës së katërt të pajisjeve rrotulluese të Samsung, shumë përdorues janë ende të shqetësuar kur bëhet fjalë për qëndrueshmërinë e këtyre telefonave.
Për të larguar çdo dyshim dhe frikë, kompania koreano-jugore publikoi një video që tregon testet që iu nënshtruan pajisjeve përpara njoftimit.
Në deklaratën e saj, Samsung theksoi se kryen të gjitha testet për t’u siguruar që telefonat t’i rezistojnë përdorimit të përditshëm dhe të plotësojnë nevojat e përdoruesve.
Të gjitha proceset janë të automatizuara, dhe është interesante të shihen zgjidhjet inxhinierike të zbatuara në procesin e testimit.
Telefonat i nënshtrohen testeve të qëndrueshmërisë, funksionalitetit të S Pen dhe testeve të rezistencës ndaj ujit. /Telegrafi/