Telegrafi

Samsung ka shitur 1 milionë njësi të Galaxy Fold, deklaron CEO i kompanisë

Samsung Galaxy Fold u lansua jo shumë kohë më parë dhe duket se pajisja tashmë ka shijuar sukses.

Kjo sipas presidentit të Samsung Electronics, Young Sohn, i cili gjatë TechCrunch Disupt Berlin, zbuloi se kompania ka arritur të shesë deri në 1 milionë njësi të telefonit të palosshëm deri më sot.

Sohn gjithashtu vazhdoi të shpjegojë procesin e lansimit të produkteve të Samsung për të marrë vlerësime, të cilat ata kurrë nuk do të kishin marrë nëse e kishin mbajtur telefonin në laborator.

Kur u pyet nga Matt Burns i TechCrunch nëse kompania ndihej mirë  duke shitur atë që ishte në të vërtetë një pajisje prototip me çmim prej 2,000 $, Sohn u përgjigj pozitivisht, duke u referuar në numrin e shitjeve.

Është përfolur se gjigandi korean do të lansoj një Galaxy Fold të ri në vitin 2020, dhe shpresojmë që gabimet e mësuara këtë raund nuk do të bëjnë paraqitje në modelin tjetër. /Telegrafi/