Telegrafi

Samsung Gear S2 shitet menjëherë

Me sa duket, Samsung ka pasur vetëm 1000 njësi në dyqanet e saj të Gear S2 dhe kjo ka bërë që e tërë sasia të shitet menjëherë, para datës zyrtare kur do të debutojë, që është 2 tetori.

Samsung Gear S2 bazohet në sistemin operativ të Samsung – Tizen OS dhe vjen me ekranin prej 1.2” në AMOLED me rezolucionin prej 360 x 360 pikselëve.

Samsung ka vënë 512MB RAM dhe 4GB memorie në orën e saj, bashkë me procesorin dual core në 1GHz. (Telegrafi)