Telegrafi

Samsung Gear Orbis vjen së bashku me Galaxy Note 5 në shtator

Tani raportet e reja mediale sugjerojnë se Samsung Gear Orbis do të ketë një metodë të re ndërveprimi me përdoruesin, pikërisht për shkak të formës së saj rrethore.

Sammobile ka dhënë më shumë detaje për prën e re të Samsung, për të cilën ka thënë se do të zbulohet gjatë këtij viti, përkatëisht gjatë muajit shtator.

Për më shumë, sipas këtij burimi është thënë se ora e re e Samsung do të zbulohet së bashku dhe në të njëtën kohë me fabletin e ri të kompanisë, Galaxy Note 5, i cili pritet të jetë arma kryesore e Samsung me të cilën ajo do të luftojë kundër Apple dhe modelit të saj të parë të fabletit, iPhone 6 Plus. (Telegrafi).