Telegrafi

Samsung gati ta pushtojë botën me Galaxy SII

Sot, Samsung është duke e mbajtur një ngjarje të madhe mediale në Korenë e Jugut, për të festuar lansimin lokal të telefonit të avancuar, i cili është shumë i hollë dhe punon shumë shpejtë.

Siç mund të jeni njoftuar deri më tani, Samsung Galaxy SII posedon procesorin dy-bërthamësh që bazohet në 1.2GHz Gingerbread, ekranin Super AMOLED Plus të ndjeshëm në prekje me 4.27 inç me 800 x 400 piksel, portin TouchWiz 4.0 UI, MHL, si dhe kamerën e pasme me 8 mega-piksel, e cila mund të incizojë video në 1080p.

Për momentin, Samsung Galaxy SII është në shitje në Mbretërinë e Bashkuar në një sasi të limituar, mirëpo prej sot, Samsung po përgatitet që këtë telefon të mençur ta lansojë edhe në 120 shtete tjera të botës, në 140 operator mobil.

Mbetet të shihet nëse telefoni më i avancuar i kompanisë Samsung, i cili është vetëm 8.49 mm “i trashë” do të vijë edhe në Kosovë, ndërsa në rastin e parë që e kuptojmë çmimin e kësaj pajisje, do të ju njoftojmë. / Telegrafi /