Telegrafi

Samsung Galaxy X – telefoni me ekranin që palohet prezantohet gjatë vitit 2017

Është duke u folur shumë për telefonin e ri me ekran të palueshëm nga Samsung. Ky lajm është publikuar që në vitin 2011, mirëpo tani duket se lansimi zyrtar i këtij modeli pritet të bëhet së shpejti.

Tani raportet e fundit sugjerojnë se Samsung Galaxy X (emri i përfolur i modelit me ekranin e lakueshëm), do të prezantohet zyrtarisht në treg në tremujorin e fundit të 2017, që i bie në gjysmën e dytë të këtij viti.

Është thënë disa herë se një ose më shumë modele të telefonave me ekranin e lakueshëm do të mbërrijnë nga Samsung këtë vit, por gjasat janë të vogla që kjo të ndodhë në fillim të këtij viti.