Telegrafi

Samsung Galaxy Tab S në shitje prej javës së ardhshme

Kohët e fundit, Samsung njoftoi se tabletët e serisë së re Galaxy Tab S do të jenë në dispozicion duke filluar nga java e ardhshme edhe në Samsung.com, si dhe një grumbul shitësish me pakicë në SHBA.

Tabletët e rinj të Samsung do të dalin në shitje duke filluar nga data 27 qershor dhe do të shitet në faqen e Samsung.com, si dhe atë të Best Buy, Amazon dhe shitësit e tjerë.

Data e përmendura më lart do të sjellin vetëm versionin me rrjetin WiFi të tabletëve. Versioni me 16GB i Galaxy Tab S me 8.4” vjen me një çmim prej 399,99 dollarësh, ndërsa Galaxy Tab S me ekranin prej 10.5” kushton 499,99 dollarë.

Galaxy Tab S me 8.4” dhe 10.5” sjellin ekranet me rezolucion prej 2560 x 1600 pikselëve, si dhe procesorin octa-core Samsung Exynos 5420 me 3GB RAM.

Karakteristikat tjera përfshijnë edhe opsionet e memories me 16/32GB me portin microSD, kamera e pasme me 8MP, atë frontale me 2.1MP, baterinë me 4,900 / 7,900 mAh dhe Android 4.4.2 Kitkat si sistemin e tyre operativ. /Telegrafi/