Telegrafi

Samsung Galaxy Tab 2 (7.0)

Bazën harduerike e përbëjnë procesori katërbërthamësh me takt pune prej 1 GHz, 1 GB RAM dhe 8, 16 ose 32 GB të flash memories së integruar krahas përkrahjes për kartelat microSD me kapacitet deri në 32 GB. Pajisja do të shitet në versionet 3G dhe WiFi, e aty janë edhe përkrahja për A-GPS dhe Glonass si dhe dy kamera – ajo e përparme VGA dhe ajo e pasme me rezolucion prej 3 megapiksel.

Për sa i përket softuerit, Galaxy Tab 2 (7.0) vjen me versionin e avancuar të ndërfaqes së shfrytëzuesve TouchWiz dhe shërbimet Hub të Samsung, sikurse që është Readers Hub për blerjen e librave, Mucis Hub për qasje në përmbajtjet multimediale dhe të ngjashme. Tableti ka edhe përkrahjen për shërbimin e Samsung AllShare Play për ndarjen e përmbajtjeve multimediale në mes të tabletëve, kompjuterëve dhe telefonave tjerë mobil të Samsungut. Shitja fillon nga muaji mars (së pari në Britani të Madhe), ndërsa çmimet e pritura janë rreth 450 dollarë për versionin WiFi dhe rreth 550 për versionin 3G. /Telegrafi/