Telegrafi

Samsung Galaxy SII i bardhë vjen në Angli

Sipas paralajmërimeve të Samsung, prej ditës së nesërme modeli me ngjyrë të bardhë i , Samsung Galaxy SII do të paraqitet në tregun britanik.

Nuk ka asnjë dyshim për popullaritetin e këtij telefoni në tregun britanik, nëse merren parasysh performancat e larta të këtij modeli, si dhe ngjyrën e re me të cilën i njëjti tani do të ofrohet në këtë treg.

Popullariteti i këtij modeli të kompanisë Samsung është në rritje të vazhdueshme, ndërsa kohëve të fundit ishte thënë se tashmë janë shitur më shumë se 5 milionë copë Galaxy S II, dhe pritet që këto shifra të dyfishohen deri në përfundim të këtij viti. / Telegrafi /