Telegrafi

Samsung Galaxy S8 vjen me 21 prill!

Pak kohë më parë kemi dëgjuar se zbulimi i Galaxy S8 do të ndodhë më 29 mars, ndërsa tani kemi një raport të ri që kundërshton atë paraprak. Sipas raportit të fundit, S8 do të dal në shitje më 21 prill.

Informata vjen nga ‘disa burime të sigurta’. Këto burime poashtu deklarojnë se S8 do të vijë në dy versione, njëri prej të cilëve do të jetë më i madh se tjetri dhe të dy nga këto pajisje do të kenë ekrane të lakuara.

Pajisjet do të kenë skanerin e bebzës së syrit dhe ekran gati pa korniza. Për më shumë, thuhet se Samsung nuk ka qenë në gjendje as të vendos logon e tyre në anën frontale të S8 për shkak të kornizave shumë të vogla.

Si rezultat i kësaj, skaneri i gjurmëve të gishtërinjëve poashtu është vendosur në anën e pasme të pajisjeve. Porti 3.5mm për dëgjuese nuk është larguar, kështu që do të mund të përdorni dëgjueset analog, në mënyrë të njejtë si në telefonat paraprak të kompanisë.

S8 pritet të ketë hapësirën ruajtëse prej 64GB, hapësirë kjo dy herë më e madhe se në paraardhësin e pajisjes. Kartela microSD poashtu do të jetë e integruar, së bashku me portin USB Type-C, që do të përdoret për mbushje.

Asistenti i intelegjencës artificiale do të vijë së bashku me S8, edhepse emri Bixby për këtë shërbim nuk është konfirmuar ende.