Samsung Galaxy S7 është ndoshta telefoni më popullor në linjën S, dhe e ka ndihmuar kompaninë koreane që të përmirësojë financat e saj.
Modeli më aktual Galaxy Note 7 dhe debakli që ka pësuar me shpërthimet e fundit në zjarr që po vazhdon, me sa duket e ka shtyrë kompaninë të mendojë se si ata mund t’i rregullojnë gjërat.
Njëra prej mënyrave është që ta afrojë lansimin e Galaxy S8 pak më parë pasi nuk ka asnjë konfirmim nëse Galaxy Note 7 mund të ri-fillojë me shitje.
Kohët e fundit madje u zbuluan disa numra serik të modelit të ri – Samsung Galaxy S8 u zbulua, duke zbuluar ekzistencën e modelit.
Sipas një raporti të ri nga SamMobile, kompania koreane është duke punuar në dy versione të koduara me emrin Dream Galaxy S8 dhe Dream 2 me numrat e modelit SM-G950 dhe SMG955 respektivisht.