Telegrafi

Samsung Galaxy S7 Mini rrugës për në treg?

Samsung posa ka lansuar modelet e reja të Galaxy S7 dhe S7 Edge javën e kaluar dhe tani kemi disa detaje në një pajisje tjetër që është në përgatitje e ajo thuhet se do të jetë, Samsung Galaxy S7 Mini.

Apple po bëhet gati për të lansuar modelin e ri të iPhone SE dhe sipas një raporti të fundit thuhet se Samsung janë duke punuar në një Samsung Galaxy S7 Mini për të konkurruar me iPhone SE.

Samsung Galaxy S7 Mini thuhet se do të vijë me një ekran prej 4.6 inç me rezolucion HD prej 1280 x 720 pikselëve dhe pajisja me sa duket do të mundësohet nga procesori i Qualcomm – Snapdragon 820 ose Samsung Exynos 8990.

Karakteristikat tjera që thuhet se do të jenë në S7 Mini përfshijnë 3GB RAM dhe të njëjtat kamera si S7 dhe S7 Edge.

Kjo do të thotë se S7 Mini do të vijë me një kamerë frontale me 5MP dhe kamerën e pasme me 12MP.