Telegrafi

Samsung Galaxy S7, Galaxy S7 Edge dhe S7 Edge+ lansohen këtë vit

Ndërsa tani sipas Evan Blass, në treg do të kemi tri variante të Galaxy S7 këtë vit, dhe i treti do të jetë Galaxy S7 Edge+.

Samsung Galaxy S7 dhe S7 Edge do të vijnë me ekranin 5.1 inç me quad HD në 2560 x 1440 piksel, ndërsa S7 Edge do të ketë ekran të lakuar sikurse S6 Edge, në procesorin Qualcomm Snapdragon 820 dhe procesorin e Samsung Exynos 8990.

Galaxy S7 dhe S7 Edge do të vijnë me 4GB RAM, si dhe portin për microSD, për zgjerim të hapësirës.

Karakteristikat tjera të telefonave përfshijnë edhe kamerën me 5MP, dhe kamerën kryesore me 12MP me sensorin BRITECELL, që do t’i përmirësojë fotot dhe videot.

Në anën tjetër për Galaxy S7 Edge+ do të ketë ekranin me 5.6 ose 5.7 inç në Quad HD, me mundësinë e cilësisë së ekranit në 4K Ultra HD dhe Android 6.0.

Lansimi i telefonave të rinj të Samsung do të bëhet në mars ose prill, edhepse thuhet se prezantimi por edhe lansimi zyrtar mund të ndodhë edhe në muajin shkurt.