Telegrafi

Samsung Galaxy S7 Edge në variantin Pearl Black lansohet këtë javë?

Sipas një raporti të ri që ka dalë në Kinë, Galaxy S7 Edge me ngjyrë të zezë të lustruar do të lansohet këtë javë. Specifikisht, ngjyra e re do të thirret Pearl Black dhe do të debutojë në Korenë jugore të premten më 9 dhjetor.

Nëse ju kujtohet, për herë të parë kemi dëgjuar për modelin me ngjyrë të re në muajin e kaluar. Zbulimi është përcjellë nga një lajm që ka shfaqur variantin e ri të S7 Edge nga kënde të ndryshme.

Sa i përket specifikave, Pearl Black thuhet se do të jetë i ngjashëm me modelet tjera S7 Edge përveç hapësirës ruajtëse që pritet të paketojë 128GB.

Samsung ende nuk e ka njoftuar zyrtarisht modelin e ri mirëpo mund të pritet që kjo të ndodhë së shpejti.

Ende nuk ka ndonjë informatë rreth çmimit të modelit të ri apo rreth kohës kur ky model do të lansohet jashtë Koresë jugore.