Telegrafi

Samsung Galaxy S7 do të jetë shumë i shtrenjtë!

SamMobile e ka zbuluar çmimin e Samsung Galaxy S7, për të cilin ka thënë se do të kushtojë rreth 700 euro.
Ndërkaq, modeli tjetër me ekran të lakuar – Samsung Galaxy S7 pritet të kushtojë rreth 800 euro.

Të dy modelet pritet të lansohet më 21 shkurt, ndërsa në shitje do të fillojnë të jenë prej muajit mars.

Galaxy S7 është thënë se do të vijë edhe me një ekran prej 5.1 inç me rezolucion Quad HD prej 2560 x 1440 pikselëve, si dhe me dy procesorë të ndryshëm në varësi të rajonit, një është Snapdragon 820, e tjetri është Exynos 8990.

Karakteristikat tjera që thuhet se do të jenë në Samsung Galaxy S7 përfshijnë 4GB RAM dhe një mundësi zgjedhje për memorien e brendshme që përfshin 32GB ose 64GB bashkë edhe me portin për microSD për hapësirë shtesë.