Telegrafi

Samsung Galaxy S7 do ta kopjojë iPhone 6s me 3D Touch!

Një raport i ri sugjeron se Samsung e ka punësuar kompaninë e quajtur Synaptics për përdorimin e teknologjisë ClearForce në modelin e saj të ardhshëm të telefonin.

ClearForce mundëson kontrollimin e shpejtësisë së navigimit, mënyrave për hapjen e telefonit, kontrollimin e lojërave dhe shumë më shumë se kaq, varësisht nga forca e shtypjes së ekranit.

Teknologjia e njëjtë është parë edhe në fabletin e Huaëei- Mate S – por pajisja ende nuk është paraqitur në treg, prandaj pritet që të shihet se si funksionon.

Por pasi Apple e ka aplikuar tashmë teknologjinë 3D Touch në iPhone 6S, edhe Samsung është e detyruar ta ofrojë teknologjinë ClearForce në Galaxy S7, sepse me këtë e rrit edhe më shumë rivalitetin e saj me iPhone dhe e pasuron pajisjen e saj të re me karakteristika të reja dhe inovative.

Një raport tjetër sugjeron se Samsung do të paraqitet me vetëm një model të telefonit, dhe se i njëjti do të jetë Galaxy S7 që do të shndërrohet në një fablet me ekranin prej 5.8”. (Telegrafi)