Telegrafi

Samsung Galaxy S6 Mini shfaqet online!

Disa nga pamjet e para të modelit të ri të telefonit Samsung Galaxy S6 Mini tashmë janë paraqitur online, dhe nga përshtypjet e para mund të thuhet se telefoni do të vijë me ekran prej 4.6 ose 4.7 inç.

Edhe pse ende nuk ka detaje tjera për Galaxy S6 Mini, pritjet janë që i njëjti do të vijë me cilësinë e ekranit QHD dhe procesorin Exynos 7420.

Më 13 gusht pritet që Samsung ta mbajë një ngjarje mediale, në të cilën pritet të prezantohet Galaxy Note 5 dhe Galaxy S6 Edge Plus, por gjasat janë që edhe Galaxy S6 Mini të shfaqet në eventin e njëjtë.