Telegrafi

Samsung Galaxy S6 do të paraqitet në Kongresin Botëror Mobil në Barcelonë!?

Kështu që i bie që duhet të pritet deri në fillimin e Kongresit Botëror Mobil që mbahet në shkurt, për ta parë modelin e ri të telefonit, Samsung Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge, që pritet të vijë me ekranin e lakuar, sikurse paraardhësi i tij.

Së fundmi janë parë disa pamje të pjesëve të metalta të dedikuara për Samsung Galaxy S6, ndërsa gjithashtu është thënë se kompania jugkoreane do të adoptojë dizajn më premium për gjeneratën e re të telefonit të saj kryesor.

Me sa duket, në treg do të paraqiten dy versione të këtij modeli, ngjashëm sikurse Galaxy Note 4; njëri me ekran standard, dhe tjetri me ekran të lakuar në formën e Galaxy Note Edge.

Samsung Galaxy S6 është thënë se do të vijë me ekranin me diagonalen prej 5 inç në QHD me rezolucionin prej 2560 x 1440 pikselëve, si dhe dy opsione të procesorit – njëri prej të cilëve do të jetë Samsung Exynos 7420 dhe tjetri 8 core Snapdragon 810 64-bit.

Telefoni i ri i Samsung, sipas të gjitha gjasave do të ofrojë 3GB ose 4GB RAM dhe opsione të ndryshme të memories, bashkë me kamerën e përparme me 5MP, dhe atë të pasmen me 20MP. Për më shumë detaje duhet të presim fillimin e Kongresit Botëror Mobil, ngjarjes së madhe të teknologjisë që mbahet në Barcelonë. (Telegrafi)