Kompania tha sot se Android Marshmallow do të jetë në dispozicion së pari për Galaxy S6 dhe S6 Edge, ku më pas përditësimi do të lëshohet edhe për pajisjet e tjera.
Android 6.0 Marshmallow ishte paralajmëruar majin e kaluar, dhe ofron një numër veçorish të reja duke përfshirë “Now on Tap”.
Përveç kësaj, përditësimi sjell edhe disa veçoria të tjera të cilat ofrojnë ruajtjen e energjisë së baterisë.(GE/Telegrafi)