Telegrafi

Samsung Galaxy S5 prezantohet në janar?

Samsung Galaxy S5 thuhet se do të paraqitet në treg gjatë muajit shkurt, dhe sipas mediave koreane ky nxitim vjen pasi që Galaxy S4 ka dështuar që t’i arrijë pritjet e kompanisë Samsung për shitje në tregun global.

Mirëpo, pavarësisht arritjes apo jo të synimeve të brendshme të kompanisë, Galaxy S4 ende mbetet telefoni më i famshëm i sistemit operativ Android, dhe siç dihet ky model ka tejkaluar edhe rekordin e shitjeve të paraardhësit të tij, Samsung Galaxy S3.
Raporti i njëjtë medial nuk ndalet këtu, pasi që jep edhe disa nga specifikat e mundshme të Samsung Galaxy S5, të cilat përfshijnë edhe procesorin e ri të Samsung me 64-bit – Samsung Exynos 5430.

Karakteristikat tjera të mundshme të Samsung Galaxy S5 përfshijnë edhe kamerën e pasme me 16 mega-piksel, e cila thuhet se do të jetë e njëjtë me atë që tani ofrohet në Samsung Galaxy S4 Zoom. / Telegrafi /