Telegrafi

Samsung Galaxy S5 Mini shfaqet online

Siç edhe mund të shihet, dizajni i Galaxy S5 mini është pothuajse identik me atë të S5, dhe vjen me mbështjellësin e njëjtë prej plastikës. Edhe monitori për rrahjet e zemrës është në vendin e njëjtë.

Për më shumë, burimet e këtij lajmi sugjerojnë se S5 mini gjithashtu do të jetë rezistent ndaj ujit dhe pluhurit, ndërsa në të nuk është kapaku mbrojtës për portin microUSB, siç është rasti me Galaxy S5 dhe Galaxy S5 Active.

Aktualisht, mund të konfirmohen edhe specifikat tjera të S5 mini – pasi telefoni i ri i Samsung përmban ekranin Super AMOLED me diagonalen prej 4.5 inç në të rezolucionin prej 720p dhe procesorin e Exynos 3 Quad me quad-core Cortex-A7 CPU@1.4GHz, Mali-400 GPU MP4 dhe 1,5 GB RAM.

Pjesa tjetër e Samsung Galaxy S5 mini përfshin edhe Gorilla Glass 3 për mbrojtje të ekranit, kamerën e pasme 8MP, kamerën e përparme 2.1MP, 16GB memorie të brendshme, skanerin për gjurmë gishtash dhe monitorin e rrahjeve të zemrës.

Opsionet e lidhjes me internet përfshijnë edhe LTE, 3G, Wi-Fi, Bluetooth 4.0, NFC, Blaster IR, GPS me GLONASS.

Samsung Galaxy S5 mini bazohet në Android 4.4.2 Kitkat me ndërfaqen TouchWiz UX që u shfaq në Galaxy S5. Dhe, mes tjerash, S5 mini sjell edhe Ultra Power Saving Mode, Kids Mode, Private Mode, dhe KNOX. /Telegrafi/