Telegrafi

Samsung Galaxy S5 megjithatë vjen në shkurt?

Në ndërkohë kishte edhe thashetheme të cilat pohonin se Samsung Galaxy S5 do të prezantohet në prill ose në mars të këtij viti, edhe pse tani ka gjithnjë e më shumë zëra që thonë se Samsung do ta zbulojë gjeneratën e re të telefonit të saj në Kongresin Botëror Mobil, panairin e madh të teknologjisë i cili mbahet në fund të këtij muaji.

Samsung tani i ka dërguar edhe ftesat për ngjarjen e saj mediale në MWC, në të cilat thuhet se kompania është duke bërë thirrje për ngjarjen e quajtur ‘Unpacked 5’, dhe numri 5 aludon në lansimin e Samsung Galaxy S5.

Gjatë gjithë kësaj kohe është përfolur se Samsung Galaxy S5 do të vijë me ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen prej 5.25 inç në QHD, si dhe rezolucionin prej 2560 x 1440 pikselëve.

Gjithashtu është thënë se Galaxy S5 do të vijë me kamerën Samsung ISOCELL, me 16 megapiksel dhe teknologjinë e gjurmëve për gishta, e cila do të jetë e ngjashme me atë të iPhone 5S.

Në rast se nuk do të prezantohet në MWC 2014, atëherë Samsung Galaxy S5 pritet të dal në shitje gjatë muajit mars të këtij viti. / Telegrafi /