Telegrafi

Samsung Galaxy S5 dhe Gear 2 paraqiten në mars të 2014?

Para pak kohësh thuhej se Samsung është duke punuar në modelin e ri të Samsung Galaxy Gear 2, dhe tani sipas disa burimeve thuhet se kjo pajisje e mençur mobile do të paraqitet në treg së bashku me gjeneratën e pestë të telefonit, Samsung Galaxy S5.

Disa ditë më parë Samsung kishte njoftuar se ka arritur të shesë mbi 800,000 njësi të orëve të mençura të Galaxy Gear, duke i mohuar zërat të cilët deklaronin se kjo vegël e re e Samsung nuk do të bëhej e famshme.

Dhe për të përfituar nga kërkesa e madhe për orën e saj, Samsung ka vendosur që të punojë në gjeneratën e dytë të orës, e cila pritet të jetë më e hollë dhe më e lehtë.

Samsung Galaxy Gear 2 pritet të jetë prej 15 deri në 20 për qind më e hollë sesa versioni paraprak, ndërsa ende nuk dihet se si do të jetë dizajni i ri i orës së mençur të Samsung. / Telegrafi /