Telegrafi

Samsung Galaxy S4 vjen në prill, sjell edhe S Pen!? (Foto)

Sipas faqes koreane, Enuri, Samsung është duke planifikuar që lansimin e Galaxy S4 ta bëjë në prill të vitit të ardhshëm.
Burimet e njëjta thonë se Galaxy S4 do të vijë me ekran të ndjeshëm në prekje me diagonale prej 5 inç në teknologjinë 1080p AMOLED, procesorin quad-core Exynos 5440, kamerën e pasme me 13MP me auto-fokus, si dhe lapsin elektronik S Pen, i cili më herët ishte pjesë e Galaxy Note.

 

Nëse këto raporte janë të sakta, atëherë nuk duhet pritur që Samsung të lansojë modelin e ri Galaxy S4 gjatë javës së ardhshme në CES, prandaj adhuruesit e këtij telefoni duhet të presin edhe disa muaj. / Telegrafi /