Telegrafi

Samsung Galaxy S4 prezantohet më 15 mars?

Sipas zërave të fundit, thuhet se Samsung Galaxy S4 do të prezantohen gjatë muajit mars, dhe do të fillojë të shitet kah gjysma e muajit prill. 

Kjo, pasi sipas burimeve të Sammobile, Samsung Galaxy S4 do të prezantohet zyrtarisht në ngjarjen tradicionale të kompanisë të quajtur “Samsung Unpacked Event” e cila do të mbahet më 15 mars të këtij viti. 

Në mesin e shumë specifikave të cilat disa herë janë përsëritur, pritet të jenë edhe teknologjitë e reja si Eye Scroll dhe Eye Pause, të cilat do ta bëjnë pajisjen edhe më interesante, ndërsa pritet që Samsung Galaxy S4 të bëhet telefoni më i shitur i kompanisë deri më tani. / Telegrafi /