Telegrafi

Samsung Galaxy S4 Mini, gjatë verës?

Sipas GSMArena, Galaxy S4 Mini gjithashtu do të vijë me karakteristika të avancuara, si në harduer ashtu edhe në softuerin e pajisjes.

Procesori i Galaxy S4 Mini do të jetë 1.6GHz dual-core, me ekranin Super Amoled në rezolucion qHD (960×540 piksel, në 256ppi), ndërsa madhësia e ekranit do të jetë me diagonale prej 4.3 inç.

Samsung Galaxy S4 Mini thuhet se do të paraqitet në treg gjatë muajve qershor ose korrik, ndërsa me vete do të sjell edhe versionin e ri të Android, 4.2.2.

Përkrah modelit të ri minimal të S4, Samsung është duke përgatitur edhe një model të ri të Samsung Galaxy S3, i cili sipas të gjitha gjasave do të sjell edhe teknologjinë e mbushësit pa tela, dhe ekran të përmirësuar. / Telegrafi /