Telegrafi

Samsung Galaxy S4 ka ekranin më të mirë

Sipas DisplayMate thuhet se Galaxy S4 sjell një përmirësim të dukshëm të ekranit, i cili paraqet një avancim të madh krahasuar me paraardhësin e tij, Samsung Galaxy S3, dhe kjo sipas tyre është një arsye e madhe për ta ndërruar këtë model, me gjeneratën e fundit të telefonit të Samsung. 

DisplayMate thotë se i vetmi ekran i cili i afrohet atij të Galaxy S4 është ai i iPhone 5, i cili më herët ishte vërtetuar se është më i mirë se sa ai i S3, i cili bazohet në teknologjinë OLED.

Kompania e njejtë thotë se përmirësimet e reja të bëra në teknologjinë e Samsung, OLED, e bënë të fundit një konkurrent serioz të ndërfaqeve LCD të cilat përdoren në iPhone, dhe mbase këto dy teknologji në të ardhmen do ta përcaktojnë se kush do ta fitojë betejën në telefonat mobil dhe ekranet e tyre. / Telegrafi /