Telegrafi

Samsung Galaxy S4 ia djeg banesën!

Në këtë rast, fatmirësisht nuk ka pasur pasoja në njerëz, por një apartament është djegur në tërësi. 

Një qytetar nga Hong Kongu ishte duke luajtur një lojë në telefonin e tij Galaxy S4, kur i njëjti papritmas shpërtheu në flakë.

Kështu atë e zuri paniku dhe e hodhi telefonin nëpër dhomë sa ai ishte i ulur në divan, i cili natyrisht se ishte i kapur nga zjarri dhe bëri që i tërë apartamenti i tij të kapet në zjarr.

Samsung është duke e hulumtuar këtë rast, dhe ata do t’i bëjnë disa analize kimike në rrënojat e banesës për të parë nëse telefoni i personit ishte origjinal. / Telegrafi /