Telegrafi

Samsung Galaxy S4 dhe Galaxy S4 Mini vijnë edhe në Black Edition

Samsung Galaxy S4 Mini Black Edition dhe Galaxy S4 Black Edition vijnë me skemën e re të ngjyrës së zezë, lëkurën e zezë nga prapa e cila është e ngjahsme me atë të Samsung Galaxy Note 3.

Qëllimi i mbështejllësit të lëkurës në pjesën e pasme të telefonit është që tu jap përdoruesve një përvojë të re dhe me stil të përdorimit të telefonit të tyre, thuhet në njoftimin e Samsung.

Samsung ka thënë se të dyja këto modele të reja të telefonave të mençur fillimisht do të jenë në dispozicion në tregjet e zgjedhura, por pa e specifikuar se cilat do të jenë ato. / Telegrafi /