Samsung gjatë dhjetë muajve të fundit ka prezantuar dy sensorë me kamera prej 200 MP, e kurse e treta është rrugës dhe do të jetë pjesë e telefonit të mençur Galaxy S23 Ultra.
Galaxy S23 Ultra do të arrijë në treg vitin e ardhshëm, kurse kamera kryesore do të ketë sensor të ri prej 200 MP, që do të ketë emrin ISOCELL HP2 pavarësisht se tashmë ekziston versioni HP3, transmeton Telegrafi.
ISOCELL HP1 është sensori i parë prej 200 MP, kurse pasardhësi pritet të instalohet edhe në telefonin e ri të mençur të Motorola që do të shfaqet në treg gjatë këtij muaji.
Sa i përket ISOCELL HP3, ka autofokus më të shpejtë falë dizajnit të ri të çdo pikseli.
Kjo nuk është hera e parë që po shfaqen informacionet për Galaxy S23 Ultra me sensor të ri prej 200 MP, pasi më herët ishte raportuar ardhja e sensorit, derisa 10 MP 10x moduli i periskopit mbetet i njëjtë. /Telegrafi/