Të mërkurën Ice Universe raportoi se Samsung do të integrojë Exynos 2400 për serinë Galaxy S24 në Evropë.
Tani një burim tjetër Setsuna Digital, pretendon se kjo nuk është plotësisht e vërtetë – vetëm modelet S24 dhe S24+ do të marrin çipin e dizajnuar nga Samsung, transmeton Telegrafi.
Samsung Galaxy S24 Ultra do të pajisjet me çipin Snapdragon 8 Gen 3 për serinë Galaxy në të gjitha tregjet, raporton Satsuna.
Një raport tjetër i dukshëm sugjeron se S24 Ultra do të vendosë RAM-in bazë dhe hapësirën ruajtëse në 8/128 GB dhe se kapaciteti maksimal do të rritet në 2TB. /Telegrafi/